Në 1-vjetorin e tubimit të 2 Marsit të thirrur nga presidenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai ka kujtuar thirrjen për qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës. Teksa ka publikuar një video nga manifestimi masiv, Meta shkruan se këtë mision do ta çojë deri në fund përmes referendumit historik të 25 Prillit.
“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.