Një 24-vjeçare ka rrëfyer eksperiencën e saj të trafikimin seksual, duke bërë një paralajmërim për vajzat e reja të cilat përdorin rrejtet sociale. E reja deklaroi se një person anonim e mashtroi në rrjetet sociale dhe e përdhunoi atë kur ishte 15-vjeçe.
24-vjeçarja, foli në një intervistë për ’60 Minutes’, ku përshkroi se si një trafikant përdori ‘Facebook’ për të fituar besimin e saj para se ta përdhunonte dhe postonte një reklamë të saj në Backpage.com për ta shitur atë për seks tek të huajt.
Viktima, ka një proces gjyqësor me ‘Facebook’, duke akuzuar kompaninë për dështimin për të marrë hapa kundër abuzuesve seksualë në platformën e saj.
Në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe jetonte me nënën e saj në Teksas, ajo mori një kërkesë për miqësi nga dikush që ajo besonte se ishte në moshën e saj.
Në realitet, shoku i saj i ri ishte një trafikant seksi i maskuar, duke përdorur një llogari të rreme. Ai i tha se ishte e bukur dhe i ofroi t’i paguante 2000 dollarë në javë për të punuar si modele. Sapo ajo pati një zënkë me të ëmën, trafikanti përfitoi, e mori nga shtëpia dhe e dërgoi në një hotel ku dhe e zhveshi, e përdhunoi, dhe më pas shpërndau fotografitë e saj në Backpage.com, i cili ishte atëherë tregu më i madh në internet i prostitucionit.
Pas disa orësh, vajza ishte në gjendje të fitonte akses në celular dhe thirri nënën e saj, e cila menjëherë lajmëroi policinë. Trafikanti i seksit dhe një tjetër u arrestuan në skenë dhe më vonë u dënuan me shumë vite burg.