Tregu i mjeteve të dorës së dytë po arrin në një përqindje të ngjashme me para-bllokimin e situatës së COVID-19, në Bari Itali, kur tashmë shitjet janë në rritje me 15%. Çmimet ranë ndjeshëm deri  me 1.3% në muajin maj. Shitja e makinave të përdorura ngadalë po kthehet në nivele të mira. Shumë njësi tregtare, po përpiqen të plotësojnë nevojat e klientëve të tyre me nisma të dedikuara. Në veçanti, marka e shumë makinave të dorës së dytë, po performojnë mirë me tregun, me gjithë situatën e pafavorshme.

Një shembull në Bari është njësia e sipërmarrjes,  e hapur nga “Volkswagen Zentrum” vetëm disa muaj më parë. Pika e shitjes,  e ka nisur punën pas rihapjes me një ofertë promovuese me 100 makina të zgjedhura, të cilën  e ka quajtur “ Valore + Serenità” vlerë + qetësi.  Gianni Di Pierro, drejtuesi i sektorit të mjeteve të përdorura, pranë Volkswagen Zentrum në Bari, shpjegoi detajet e kësaj  nisme. “Kemi parë shumë entuziazëm nga ana e klientëve, veçanërisht për mjetet e përdorura. Me këtë promocion  “Volkswagen Zentrum”, gjatë tre ditëve do të sjellë promocione çmimesh për 100 mjete, promocion të cilin e kemi quajtur “  Valore + Serenità”,  tha ai. Nga ana tjetër ai shton që kleintët do të përfitojnë dhe me mënyrën e pagesave, për blerjen e mjeteve.

Në promicion janë të përfshira shumë makina që mund të ngjallin interes për klientët. Ekzistojnë gjithashtu disa lloje të veçanta, për ata që kërkojnë një mundësi midis super makinave. Edhe pse syri  i veçantë mbetet i përkushtuar ndaj Volkswagen-it.

 

 

 

 

By admin