Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë -Milot pranë fshati Gjorëm, ku një autoveturë e cila lëvizte në drejtim të veriut, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore.
Drejtuesi ka marrë plagë të rënda, ndërsa autoambulanca e Laçit e ka derguar në spitalin e traumës.
Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.