Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.

 

Buka e Bardhë

Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.

 

Rrushi i Thatë

Sheqernat natyrale tek rrushi  i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat.

 

Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

 

Bananja

Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

 

Patatinat

Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

 

Djathi i Pasterizuar

Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin./AgroWeb.org

By admin