A do shtyhet vendosja e fashës 800 kwh edhe në nëntor? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me vendosjen e fashës prej 800 kwh, për çmimin e energjisë elektrike.

Rama tha se gjatë muajit tetor, u krijua një mundësi për ta shtyrë këtë vendim pasi pati një ulje të konsumit të energjisë, ndërsa për muajin nëntor kjo mundësi nuk është krijuar ende.

“Për ne është jetike të mbrojmë këtë dimër të vështirë familjet dhe bizneset e vogla e të bëjmë diçka më shumë për bizneset e mëdha që nuk e kanë të lehtë. Kemi vendosur një fashë që është më se e mjaftueshme për konsumin familjar. U krijua një mundësi për ta shtyrë e për të mos e vënë në tetor sepse patëm një ulje të konsumit sipas nesh jo vetëm për shkak të motit që e bënte të qëndrueshme as ftohjen e as ngrohjen. Patëm edhe reshje, jo të mjaftueshme. Edhe për muajin nëntor po rrimë e po presim nëse do të na krijohet ndonjë mundës, që për momentin nuk e kemi.”- deklaroi Rama.