Arrestohet ish-drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Klodian Gradeci i akuzuar si i përfshirë në një skeme mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milion dollarë. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Gradeci është ndaluar në Rinas kur sapo kthehej nga Turqia ku ishte larguar pak ditë para finalizimit të operacionit ku u arrestuan disa zyrtarë të tjerë për të njëjtën skemë mashtrimi. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar Gradecit, masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Sipas dosjes hetimore të zbardhur nga abcnews.al, kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

By kristal