Aksident në Greqi/ Makina bie nga 40 metra lartësi, humbin jetën dy grekë, plagoset rëndë shqiptari

Greqi- Makina bie 40 m lartësi në veri të Evias, në Greqi

Një makinë është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka rënë rreth 40 metra poshtë.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve kanë mbetur të vdekur dy grekë, ndërsa një tjetër pasagjer me kombësi shqiptare, ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Lamias, ndërsa operacioni për nxjerrjen e dy të vdekurve vijon.