Një 83 vjeçar i cili raportohet se po drejtonte një mjet motorik, mësohet se ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kalë.
Si pasojë e aksidentit mësohet se ka mbetur i plagosur I moshuari që drejtonte mjetin motorik.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i plotë: Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin motorik ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.