Aktori i famshëm turk rrezikon burgun/ akuzohet për dhunë

Aktori i famshëm turk, Ozkan Denis, u divorcua nga partnerja e tij, Feyza Aktan, dy vite mw parw. Kjo e fundit e akuzoi atë për privim lirie, fyerje, dhunë dhe kërcënime.

Mediat turke shkruajnë se hetimi në lidhje me këtë çështje ka mbaruar. Mësohet se prokuroria ka ngritur një proces gjyqësor kundër Ozkan, duke kërkuar një dënim me gjashtë vite burg deri në një vit e gjysmë.

“Ozkan Denis e ka tradhtuar Aktan, në vitin 2018, me ish-të dashurën e tij, dhe pas kësaj ka pasuar edhe ushtrimi i dhunës ndaj Aktan”, lexohet në deklaratën e policisë turke.

Ndërsa kujtojmë se Fejza e ka akuzuar aktorin se e ka rrahur disa herë. Sipas saj, për herë të parë një gjë e tillë ka ndodhur tre vite më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier.

Aktan zbuloi gjithashtu një incident të dhunshëm që ndodhi ndërsa ishin në Gjermani, dhe sipas mediave turke, dadoja, një shoqe e përbashkët dhe motra e saj dëshmuan kundër aktorit.

Nga ana tjetër, aktori i njohur, Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon ato.