Pas muajit mars të këtij viti, ku situata e pandemisë globale  ndikoi në rënien e transportit të mallrave me konteinerë, shifrat e përpunimit të tyre në portin  e Durrësit kanë ardhur duke u rritur. Kështu bëhet e ditur nga Autoriteti Portual në Durrës. Me anë të një njoftimi të bërë publik në rrjetet sociale, APD njofton se nga të dhënat e Sektoprit të Statistikave mësohet se në muajt prill dhe maj 2020 është regjistruar numri më i madh i konteinerëve të përpunuar gjatë këtij viti, përkatësisht 12,224 TEU dhe 13,003 TEU (njësi konteinerike).

Postimi i plotë i APD-së

?Gjatë periudhës janar-maj 2020 në Terminalin e Konteinerëve janë përpunuar 51,378 njësi konteinerike TEU?.

?Sasia më e madhe e konteinerëve është përpunuar gjatë 2 muajve të fundit, me 25, 227 TEU.
49% e konteinerëve janë nisur për eksport, ndërsa pjesa tjetër ka mbërritur në Durrës me mallra importi.
Info e plotë: ?

#marimetalbania??⚓️? #SeafarersAreKeyWorkers #IMO #seafarer #covid19 #Crewchange #DurresPort⚓️

 

 

By admin