Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi gjatë ditës së sotme. Një shqiptar mësohet se është qëlluar me 5 plumba brenda makinës së tij. Gjendja e tij sipas mediave vendase raportohet kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Hagia Sophia,
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë shkaqet e ngjarjes si dhe po bëjnë krehjen e zonës.
Mësohet se për këtë ngjarje dy persona janë shpallur në kërkim.