Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Numri dy i PS, Balla ka dhënë këtë të diel një intervistë për televizionin arab “Al Arabiya”.
Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme.
Balla gjithashtu shkruan në shënimin e tij në Twitter se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“I nderuar për vizitë @AlArabiya_Eng @AlHadath #MBC #MBC #UAE dhe të flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme. Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin dhe investimet. Faleminderit @ 7yhy për ftesën tuaj”, shkruan Balla.