BBC: Meghan nuk e shoqëroi Harrin për të parë Mbretëreshën që ndodhet në gjendje kritike

Rrjeti radioteleviziv publik britanik BBC, sapo raportoi se Meghan, Dukesha e Sussex, nuk po udhëton me burrin e saj, Princin Harry, në Balmoral.

Më herët BBC njoftoi se Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan u nisën së bashku për në kështjellën ku ndodhet Mbretëresha Elizabeth II në gjendje serioze për jetën.

Harry dhe Meghan u ndodhën në Londër sot ku do të drejtonin një event bamirësie dhe u duk sikur e anuluan për të shkuar së bashku në Balmoral.

Është e paqartë përse Meghan e braktisi të shoqin në vizitën për të parë gjyshen e tij. Muaj më parë, Mbretëresha u hoqi tituj dukës dhe dukeshës pasi kjo e fundit tha në intervistë televizive se e kishin persekutuar në pallatin mbretëror duke shprehur dhe shqetësim për ngjyrën që do kishte fëmija i tyre, për faktin se Meghan është mulate.

Katerina, Dukesha e Kembrixhit, gjithashtu nuk po udhëton për në Skoci me bashkëshortin e saj, William.