Komiteti Belg i Shëndetit Publik për koronavirusin vendosi të ndalojë trafikun nga mesnata e së hënës deri në 5 të mëngjesit, si dhe të mbyllë baret dhe restorantet për një muaj.
Këtë pasdite Komiteti Këshillimor mbajti një takim për të shqyrtuar rrjedhën e pandemisë në vend.
Ky takim u shoqërua me tensione, pasi siç raportojnë mediat vendase, nuk kishte dakordësi për shumë çështje, dhe pati mosmarrëveshje.
Duke folur me përfaqësuesit e mediave pas takimit, Kryeministri Alexander de Croe tha se pavarësisht nga masat e marra javën e kaluar, përhapja e virusit po përshpejtohet, dhe numrat janë dyfishuar çdo javë.
“Sot, pothuajse 2,000 njerëz janë duke marrë trajtim. Dje 35 persona humbë jetën nga koronavirusi. Shifrat janë shqetësuese dhe janë më të larta se ato të Marsit dhe Prillit. “Dhe ditët e ardhshme nuk do të jenë pozitive, numrat do të vazhdojnë të rriten,” tha de Croe, duke njoftuar masat e reja që do të merren nga qeveria belge, të cilat do të hyjnë në fuqi të hënën.