Mjeti i një biznesmeni në Shkodër ka rënë preh e një sulmi.
Bëhet me dije se makina “Tiguan” me targë AA 289 OA ngjyrë e bardhë në pronësi të shtetasit Nikolin Shqau, është sulmuar.
Mësohet se makina e biznesmenit ishte e parkuar para derës së shtëpisë, kur është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar.
Aurorët me hekur i kanë thyer xhamat makinës dhe duke i shkaktuar edhe dëme të tjera.
Nikolin Shqau ka kuptuar se diçka kishte ndodhur kur dëgjoi sinjalin e makinës, kur doli jashtë ka parë makinën të thyer, teksa brenda saj ishte dhe një letër, që nuk ëshstë ende e qartë se çfarë shkruhej aty.
Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur, Shqau ka thënë se i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar biznesmenit që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, raporton “oranews”.
Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat ku ndodhi ngjarja si dhe letrën që është gjetur në makinë, dhe po punohet përidentifikimin e autorëve.