Shifrat e të prekurve nga COVID-19, në shumë shtete të botës, por dhe numri i viktimave, tregojnë se virusi ende është prezent.  Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar tashmë  në 11, 5milion, përkatësisht 11,562,881 sipas Worldometers.Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 536,841. Shifrat flasin se numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 132,569 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 64,900, Britania e Madhe me 44,220, Italia me 34,861, Franca me 29,893 dhe Spanja me 28,385.Në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 6,537,765 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,4 milion raste aktive që presin të shërohen.  Lehtësimi i masave anticovid, në shumë shtete të botës, bëri që shifrat të jenë në rritje, ndërkohë që ende nuk ka asnjë lajm pozitiv, nga kompanitë farmaceotike, për ndonjë vaksinë të mundshme, kundër COVID-19.

 

By admin