Brazil. Një burrë është arrestuar pasi mbante në shtëpi gruan dhe dy fëmijët e tij të mbyllur për 17 vjet.
Familja mbahej e mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro.
Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin. Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur.
Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar.
Pasi u shpëtua, gruaja thuhet se u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Dy fëmijët e rritur ishin të lidhur, dhe të uritur kur u gjetën. Ata janë të moshës 19 dhe 22 vjeç.
Pasi u shpëtuan, të tre u dërguan menjëherë në spital për shkak të dehidrimit dhe kequshqyerjes.