Capello mbron Ibrahmovicin: Ai nuk është racist

Suedezi thuhet se e ofendoi në bazë racore ish sulmuesin Romelu Lukaku, me të cilin pati një përleshje në humbjen ndaj Interit në kuadër të Kupës së Italisë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Capello nuk është i mendimit se Ibrahimovic e ka ofenduar në bazë racore belgun.

“Ndonjëherë këto gjëra ndodhin mes lojtarëve. Mendoj se të dy ishin në nivel të lartë dhe me vjen keq që nuk luftuan për arsye futbolli”.

“Racizmi s’ka të bëjë asgjë lidhur me çfarë ndodhi mes atij dhe Lukakut. Zlatan është person që ka jetuar në një jetë te keqe, si lufta në Jugosllavi, ka babin mysliman dhe nënën katolike. Nuk është person racist”, tha ai.

Pas kartonit të kuq të Ibrahimovicit, gjërat ndryshuan për keq te “Rossonerët”, me “Neurazzurët” që përmbysen rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.