‘Ç’dreqin do këtu?’ Rama sqaron Vuçiç për pyetjen që bën gazetarja

BRUKSEL- Tre lider të Ballkanit, Vuçiç, Rama dhe Kovaçevski dhanë një konferencë për shtyp pas samitit të BE.

Gjatë konferencës, gazetarja Elja Zotka pyeti Ramën, se pse presidenti Vuçiç ishte në konferencë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Këtu, ndërhyri Vuçiç duke shkëmbyer batuta me Ramën dhe gazetaren.

PJESë NGA BISEDA:

Pyetje: Do e lëmë Maqedoninë e Veriut vetëm, do ndahemi nga ta në procesin e integrimit? Pse është edhe Vuçiç këtu me ne? Edhe vendimin për të ardhur e morët bashkë? Vuçiç: Jam i sigurtë që thatë një gjë të mirë për mua. Rama: Ajo do të dijë pse je këtu? Ç’dreqin do këtu? Ne fjalët e saj, jemi dy bashkëvuajtës.