
Mjekët theksojnë nevojën e përdorimit të rregullit “60-60”, që do të thotë se volumi 60% për çdo 60 minuta dëgjim, është i padëmshëm. Por kur ky rregull shkelet, mund të përjetojmë ndjenjën e të përzierit apo çrregullimit me gjumin.
Njerëzit që mbajnë kufje për një kohë të gjatë mund të përjetojnë dhimbje koke, që nuk ndodh në kushte normale. Kjo gjithashtu mund të përkeqësojë migrenën.
Kjo ndodh kur kufjet ndalojnë dyllin të dalë natyrshëm nga kanalet e veshit. Nga ana tjetër, veshët mund të bllokohen duke çuar në infeksion të veshit. Për më tepër, kufjet veprojnë si shtupa pambuku dhe mund ta shtyjnë dyllin më thellë në kanalin e veshit, gjë që mund të rezultojë në dhimbje veshi dhe marrje mendsh.
