Këngëtarja Fjolla Morina ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të 2020-të. Arrestimi i saj për trafikim armësh dhe më pas bërja publike e lidhjes me biznesmenin Fisnik Syla, e vendosi këngëtaren në qendër të vëmendjes mediatike.
Ata kanë treguar se janë shumë të dashuruar e se presin të martohen.
Fisniku ka festuar javën që lamë pas 30 vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të, ata kanë organizuar një festë gjigante ku kanë mbledhur miq e familjarë e kanë darkuar e gëzuar së bashku.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar pamjet nga festa e ditëlindjes, si dhe urimi i ëmbël i Fjollës për partnerin e saj.
Por a e dini sa diferencë moshe kanë mes tyre? Këngëtarja është 41 vjeç dhe kanë një diferencë prej 11 vitesh me njëri-tjetrin. Ja dhe një dëshmi tjetër se dashuria nuk njeh moshë.
Në një intervistë të dhënë për “Revista Who”, këngëtarja ka treguar se me Fisnikun ka gati 1 vit e lidhur dhe se është njohur me të nga disa miq të përbashkët.