Vendi ynë prej dy ditësh është zaptuar nga reshjet e shiut, të cilat herë pas here kanë ardhur edhe në formën e shtrëngatave.

Në orët në vazhdim, situata do të vazhdojë të jetë e tillë, nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, ku nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtëra me diell.

Reshjet do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, e në veriperëndim me intensitet të lartë, në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore, ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër do të ketë reshje mesatare të dëborës.

By kristal