Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus.
Luftimet kanë vijuar gjatë natës në Mariupol dhe Chernihiv, qytete në Ukrainën veriore.
Ushtria ruse ka vazhduar të avancojë në qytetin-port kyç të Mariupolit dhe qytetin verior, Chernihiv.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit bëri thirrje që të krijohet një korridor humanitar në mënyrë që ushqimi dhe ilaçet të mund të dërgohen në qytet.
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se do të lejojë korridoret humanitare duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.
Qyteti jugor, shtëpia e më shumë se 400 mijë njerëzve, është afër kufirit rus dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime.
Këtë fundjavë pritet që Kievi dhe Moska të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve, duke shpresuar për një rezultat pozitiv.
Kujtojmë se dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat.
Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.