Ukraina ndodhet sot në ditën e 11-të të pushtimit rus.
Qyteti Borodyanka, i vendosur disa kilometra në veriperëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht këtë të diel.
Ushtria ukrainase ka paralajmëruar këtë të diel se forcat ruse po kërkojnë që të kapnin një digë në një hidrocentral strategjik në jug të kryeqytetit, Kiev.
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.
Presidenti i SHBA, Joe Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ku diskutuan për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të përshpejtuar ndihmën ushtarake, humanitare dhe ekonomike të SHBA-së ndaj Ukrainës.