‘Dita kur Shqipëria u rikthye në rrugën e lirisë’/ Shehaj kujton 22 marsin e 1992, fton shqiptarët të votojnë në 25 prill

Kandidati për deputet në Tiranë, Agron Shehaj, ka kujtuar 22 marsin 1992, ditën kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, 14 muaj pas krijimit të saj.

‘22 Marsi 1992 ishte dita që shumë shqiptarë kishin pritur prej dekadash, dita kur Shqipëria u rikthye në rrugën e lirisë’, shkruan Shehaj në Facebook.

Shehaj ka vlerësuar këtë moment historik në Shqipëri, duke theksuar se ‘që atëherë, rrugëtimi ynë ka qenë i vështirë, me ulje e ngritje, por liria ka funksionuar kudo, në ekonomi, shoqëri, politikë’.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

22 Marsi 1992 ishte dita që shumë shqiptarë kishin pritur prej dekadash, dita kur Shqipëria u rikthye në rrugën e lirisë. Që atëherë, rrugëtimi ynë ka qenë i vështirë, me ulje e ngritje, por liria ka funksionuar kudo, në ekonomi, shoqëri, politikë. Kemi akoma sfida të mëdha për të siguruar lirinë, për mundësi ekonomike e shoqërore për të gjithë, për konkurencën e ndershme dhe meritokracinë në çdo fushë. Për këto duhet të votojmë më 25 prill 2021. #ShqipëriaFiton