Do jetë nga më të paguarit e Superligës, rroga e majme e Ferhan Hasanit te Partizani

Ferhan Hasani është afrimi më i ri i Partizanit, në këtë merkato të janarit.

Lojtari u prezantua ditën e sotme para mediave, ku foli për herë të parë si lojtar i “demave”.

30-vjeçari para prezantimit firmosi kontratën me të kuqtë, e cila do e mbajë të lidhur me klubin për 18 muajt e ardhshëm.

Mësohet se lojtari do të përfitojë një pagë më shumë se 10 mijë euro në muaj.

Nuk bëhet e ditur një shifër ekzakte, por mendohet të jetë nga 10-14 mijë euro në muaj.

Hasani mund të konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha në Superiore, kjo për shkak të së shkuarës së lojtarit, i cili më parë ka luajtur me Shkëndijën, Wolfsburgun, Brondbi, Al Raed dhe së fundmi me HJK Helsinki.