Donaldi “lëshon pëllumbat” mes koncertit, ka një përgjigje pas deklaratës së Borës!

Një shprehje popullore thotë: “i lëshoi pëllumbat!”, që do të thotë se nuk është e aq mirë nga gjendja psikologjike. E duket se Donaldi i ka lëshuar paksa.

Mbrëmjen e djeshme Donaldi ka qenë i ftuar në një koncert, ku në një moment ka pyetur turmën nëse është dedikim apo jo. Turma menjëherë ka brohoritur në kor emrin e Borës, ai nuk është mjaftuar me kaq ku i ka afruar mikrofonin një vajze e cila bërtet sërish emrin e Borës.

“Bëjini tag Borës”- thotë ai duke shkaktuar të qeshura.

Ndonse videot janë shpërndarë menjëherë, nuk dihet nëse kjo është një ironi apo thirrje publike pas postimit të Borës.

Kjo e fundit dje bëri një deklaratë ku shpjegonte se nuk ka asgjë mes saj dhe Donaldit, ama për momentin shprehet Bora, duke e lënë të hapur që mund të ketë diçka më vonë!