Policia e Durrësit, deklaroi se ka arrestuar dy drejtues mjetesh, për drejtim në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

 

Durrës

 

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. S. H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.

 

  1. E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

By admin