Këngëtarja me famë botërorë Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, po kalojnë pushime të nxehta në Meksikë.
Dua Lipa, teksa shfaqet e shtrirë pranë të dashurit të saj të zemrës, shijon edhe një cigare, shkruan Daily Mail.
Ylli i muzikës pop, ledhaton fytyrën e të dashurit të saj me delikatesë dhe shumë dashuri, teksa shkëmbejnë shikime romantike.
Këngëtarja mbante veshur bikini rozë dhe e plotësoi pamjen e saj me një varg rruazash në qafë, teksa dukej më në formë se kurrë.
Duket, se çifti ka zgjedhur plazhin Tulum të Meksikës, për të pushuar, duke u larguar nga moti i ftohtë i New York-ut.