Dua Lipa ka dy fjalë për të thënë për koncertin në Tiranë

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa ‘elektrizoi’ Tiranën me performancën e saj, e cila mblodhi edhe 200 mijë njerëz. Dua këndoi këngët e saj hit, që u duartrokitën nga fansat shqiptarë.

Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar një foto dhe ka shkruar:

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë”, u shpreh Lipa.

“Gjithçka që mund të them është një falënderim i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. Future Nostalgia përgjithmonë”, theksoi ajo

Rita Ora dhe Dua Lipa gjithmonë na kanë bërë krenarë dhe e kanë ngritur emrin e Shqipërisë dhe Kosovës shumë lartë.

Vajzat nuk lënë rast pa e përmendur origjinën e tyre, duke u bërë kështu ambasadore të vendit tonë në botë.

Mirëpo kur bëhet fjalë për njëra-tjetrën vajzat nuk i kanë punët mirë. Artistet shqiptare prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Së fundmi duket se Dua Lipa e ka thyer heshtjen dhe ka përmendur emrin e Ritës, madje në një mënyrë shumë të bukur.

Në një intervistë të dhënë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndiehej krenare që i përfaqësonte dy vendet, shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.

“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’-ka shtuar autorja e “One Kiss”.