Shkencëtarët duhet të nisin të prodhojnë që tani vaksina të reja kundër kornavirusit për të ndaluar mutacionet.
Kështu tha një ndër kryeshkencëtarët më të njohur për gazetën Daily Mail.
Sipas tij, duhet ndakuar koronavirusi që të evoluojë duke i shpëtuar sistemit tonë imunitar.
Profesor Ravi Gupta, mikrobiolog në Universitetin e Kembrixhit, druhet se mutacionet do ia dalin të shmangin efikasitetin e vaksinave që janë prodhuar deri më tani.
Ai tha se vaksinat duhet të përditësohen për të luftuar variantet e reja në rast se pësojnë mutacione kaq shumë sa i nxjerrin jashtë loje vaksinat.
Nëse efektshmëria e vaksinave është shumë e ulët, rreziku që njerëzit të infektohen sërish është shumë i lartë, tha ai.
Në botë kanë nisur të shfaqen në vende të ndryshme variante të virusit. Këto variante duken të ngjashme, edhe pse janë shfaqur në Britani, Afrikën e Jugut dhe në Brazil.
Ato përhapen më lehtësisht te njerëzit dhe kanë pësuar mutacione te thumbi i proteinës së virusit, duke shtuar frikën se do e anashkalojnë sistemin tonë mbrojtës imunitar.
Në këtë mënyrë, vaksina nuk do jetë efektive.