Durrës – Policia Rrugore në fundjavë, gjashtë shoferë të arrestuar

Gjashtë drejtues të mjeteve të ndryshme motorike janë arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore gjatë fundjavës në akset automobilistike të qytetit të Durrësit. Ata ishin kapur teksa drejtonin mjetet nën ndikimin e pijeve alkolike. Ndërkohë, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit janë vënë edhe më shumë se 300 gjoba. Gjatë fundjavës, numri i automjeteve që i ishin drejtuar Durrësit ishte shumë i lartë, duke sjellë edhe probleme në trafik, veçanërisht në rrugët drejt zonave bregdetare. Policia Rrugore, e cila që prej fillimit të sezonit veror ka kaluar në shërbim të përforcuar, vijon të jetë e pranishme në segmentet më problematikë.