Bima e rozmarinës është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve. Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes aq të njohur të diabetit, kur është i shoqëruar me depresion. Njerëzit, që vuajnë nga diabeti, ka më shumë të ngjarë të vuajnë edhe nga depresioni. Diabeti Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje. Për përgatitjen e çajt rekomandohet 1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, që më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë. Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen e kujtesës. Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës. Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje. Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati. Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës. Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë, por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje. Rozmarina është shumë e efektshme edhe për kurimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke. Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep. Te personat, që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese. Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.