Elita Rudi vesh në një dasmë fustanin e Kim Kardashian në “Met Gala 2018”

Kim Kardashian është një ikonë e modës dhe prej vitesh inspirim për vajzat në mbarë botën me stilin e saj.

Pikërisht nga super ylli amerikan është frymëzuar edhe Elita Rudi për veshjen e saj në një dasmë ku ka qenë së fundmi. Po flasim për fustanin që Kim veshi në “Met Gala 2018”:

Elita e ka rikrijuar gjithë look-un e saj dhe duket kështu:

Siç mund ta shihni ndryshe nga Kim që kishte zgjedhur ngjyrën “gold”, Elita ka zgjeshur atë “silver”. Fustani i Kim ishte “Gilded Versace” kurse ai i moderatores punim i Valdrin Sahitit. Duke qenë se tema e “Met Gala” atë vit ishte “Heavenly Bodies: Fashion and the Catholic Imagination,” fustani i Kim përmbante dy kryqe metalike që Elita i evitoi.

Ajo po ashtu kishte kapur flokët si Kim, një bisht klasik dhe makeup e kishte përshtatur me të.

Janë të shumta rastet kur personazhet e njohur të showbiz-it bëjnë xing me njëra-tjetrën me të njëjtën veshje. Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk kanë munguar krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë përballë njëri-tjetrit për të krahasuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim. Ose në disa raste edhe se kush ka kopjuar kë. Personazhet publike vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, e sigurisht kjo është arsyeja se përse ndodh shpesh që të bëjnë “xing” përtej stilit unik që kanë.Panoramaplus