Emrat/ U kapën me 750 gramë kokainë në çantë të gatshme për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kapën me kokainë gati për ta shitur në kryeqytet.

Artur (Merkur) Brahimaj., 59 vjeç, dhe Ilir Ramadani, 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit Artur (Merkur) Brahimaj. dhe Ilir Ramadani,. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi Ilir Ramadani,., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.