EMRAT/ Vrasja e Madrit Ulqiankut në Elbasan. Ja kush janë autorët

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku u ekzekutua me pistoletë me silenciator pas një debati të çastit, 33-vjeçari Madrit Ulqianku.

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke sqaruar se vrasja është kryer nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ndërsa pjesëmarrës në konflikt kanë qenë 18-vjeçari Ejdin Dino (i arrestuar) dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, i cili është shpallur në kërkim nga policia së bashku me autorin e ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.