Ruensa Haxhia e njohur nga të gjithë si Enca është një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar.
Këngëtarja para sezonit të verës, shijoi një tur të tërë pushimesh nga Tanzania në Dubai. Por mesa duket kaq e kishin pushimet, tani është koha për të punuar.
Pas një pause të gjatë në muzikë ajo është rikthyer ditën e djeshme me këngën e saj më të re “Kalle”. Në rrjetin e saj social Instagram Enca ka ndarë me 2.4 milion ndjekësit e saj foto nga dukja e saj në klip.
Ajo dukej e kuruar deri në detaj, mirëpo njëra nga fotot mori vëmendje më të madhe. Në të dukej Enca me një fustan roze, ku këngëtarja ka vendosur dorën tek barku i cili duket i rrombullakosur.
Ky detaj ngjalli reagime në rrjet për një shtatëzani të mundshme të Ruensës.
Enca Haxhia shtatzënë?/ Ja fotoja që ngjalli dyshime në
Ju kujtojmë që para disa javësh Enca Haxhia bëri goxha bujë në rrjetet sociale ku ndau me të gjithë në Instagram një video duke u puthur në buzë me një vajzë. “E dashura ime është më mirë se jotja,”-shkruante këngëtarja.
Videoja bëri xhiron e rrjetit teksa u krijuan aludime se këngëtarja mund të jetë biseksuale. E pyetur lidhur me statusin aktual në “Goca dhe Gra”, Enca tha se është beqare.
Ndërkohë, sa i përket videos në fjalë u shpreh se “Ishe vetëm një video shoqërore.” Por Armina Mevlani insistoi duke e pyetur nëse ka prirje biseksuale. Duke mos e mohuar këtë gjë, Enca tha: “Kaq. Nuk dua të flas.”
A ishte një pohim i bërë në heshtje? Apo Enca ende nuk e ka gjetur veten? Nuk përjashtohet të jetë edhe një formë marketingu për të bërë zhurmë.
Megjithatë, duhet të presim derisa Enca të vendosë të ndajë ndonjë detaj tjetër.