Këngëtari i njohur Seldi Qalliu ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, duke u bërë më në fund i gjallë pas stopimit në rrjetet sociale. “Interesante” titullohet kënga e tij më e re, një krijim ritmik dhe RnB.

Muzika dhe klipi janë realizuar një kompani private, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Seldi, i cili ka zgjedhur veshje gjithë ngjyra për këtë rikthim pas dy vitesh në heshtje. Përveç ngjyrave atraktive dhe skenave me atmosferë verore, këngëtari shfaqet në shoqërinë e femrave me bikini.

 

Po ç’ndodhi me jetën intime të artistit pas dy vitesh pauzë dhe zhdukjeje nga qarkullimi? Kujtojmë që pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai u shfaq çift me Keisi Meidinin, vajzën e Sabianit. Disa muaj pasi Seldi Qalliu u nda nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai vazhdoi karrierën e tij në Tiranë, ndërsa e pamë në garën VIP të spektaklit “Dance With Me”.

 

 

Ndërkohë që në atë garë e pamë në krah të partneres Rashel Kolaneci, në evente jashtë televizionit ai shihej në shoqërinë e vajzës së Sabianit.

 

Ata u fotografuan në një sfilatë, pak ditë pasi është vënë re një afrimitet i tyre në rrjetet sociale, ku shkëmbenin mesazhe apo emoji me puthje e zemra. Por, sipas burimeve tona, pas këtij afrimiteti fshihej një bashkëpunim, pra një këngë e re që pritet të publikohet së shpejti.

 

Keisi do të ishte kështu këngëtarja e parë në duet me Seldin pas ndarjes së tij nga Mimoza, fejesa me të cilën u shoqërua me shumë bashkëpunime.

 

 

Direkt pas fejesës me Mimozën, ai realizoi me të klipin “Dashni”, me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012. Nga ana tjetër, vajzën e Sabianit e pamë për herë të parë në debutim muzikor pas zërave se do të bashkëpunonte me Noizyn. Dhe Keisi ishte vajza për të cilën u tha se Seldit i ngeci filmi këtë periudhë, që ai për çudinë e të gjithëve stopoi jetën virtuale.

 

 

Pas ndarjes nga Mimoza, kur u fol se ai kishte nisur një histori të re me Keisi Medinin, në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpunimi u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të mbetur aty.

 

 

Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, duke mos postuar asgjë nga aktiviteti i tij, edhe pse u tha se datat e koncerteve i linte me babanë e Keisit, Sabianin.

 

Më pas u fol se kënga me Keisin, me titull “S’ka dashni”, ishte një fabul që i përshtatej edhe historisë së tij të jetës, deri tani me tri fejesa të dështuara, pikërisht me Dafina Zekën, Domenika Çaushajn dhe Mimoza Shkodrën.

 

 

Ndërkohë këto dy vite, Seldi ka preferuar ta mbajë jetën private dhe intime larg medias, duke qenë se historitë që ka bërë publike kanë përfunduar me ndarje.

By admin