Bosnje-Hercegovinë- Tronditet futbolli në Bosnje.
Portieri 19-vjeçar i Mlados Domaljevaç, Mate Matiç është gjetur i pajetë në një makinë pranë një diskoteke në Orasje.
Tragjedia është regjistruar 1 ditë pas ndeshjes, që gardiani zhvilloi ditën e shtunë me skuadrën e tij.
Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë klubi i portierit 19-vjeçar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes.