Cili do të shpallet goli më i bukur i “Katër 2022”? I brazilianit Richarlison, kundër Serbisë, i sulmuesit të Arabisë Saudite, Al Dawsari, kundër Argjentinës, apo perla e meksikanit Chavez kundër Arabisë Saudite.
Në fakt, është herët ta dhënë, pasi sapo ka nisur faza e eliminim direkt dhe mund të ketë të tjera mrekulli në këtë Botëror.
Megjithatë, për nga mënyra e realizimit, pjesëmarrjes së gjithë ekipit, durimit, lëvizjes me apo pa top, është një tjetër gol në këtë Botëror i paprecendentë e madje që mban rekordin në historinë e Kupës së Botës (që kur ndeshjet kanë nisur të regjistrohen të plota nga Botërori 1966) sa u përket pasimeve të kryera para së topi të përfundojë në rrjetë. Është goli i parë i Holandës në ndeshjen kundër SHBA-së, i shënuar nga Memphis Depay.
20 pasime në total me qarkullimin e topit për 1 minutë e 5 sekonda, për ta përmbyll aksionin me një gol në dukje i thjeshtë, por në kompleksitetin e tij i pazakontë.