Mjeku i njohur Petrit Vargu thotë se prej ditësh, bashkëshortja e kompozitorit të njohur, Feim Ibrahimi (i ndarë nga jeta) është me temperaturë në shtëpi dhe se nuk i bëhet tamponi. Sipas tij, ish-mësuesja e gjeneratave të tëra kërkon ndihmë nga urgjenca e Tiranës.

Reagimi:

Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi, ish-mësuesja e gjeneratave te tera mjekesh, avokatesh, inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit. Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur, qe sot fatkeqësisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?

 

Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine.Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!

 

 

By admin