Gruaja kërkon divorcin pas një sherri për një qen! Silvester Stallone po ndahet pas 25 vitesh nga bashkëshortja

Silvester Stalone po shkon drejt divorcit pas 25 vitesh në çift.

Gruaja e tij, Jennifer Flavin, ka bërë kërkesë për divorc pas 25 vitesh. Dyshimet për një krizë në çift lindën pasi ylli i “Rambo” modifikoi tatuazhin që i kishte dedikuar gruas, Jennifer. Kjo e fundit la të kuptohet se gjithçka mund të ketë përfunduar.

Ajo publikoi një foto ku përqafonte tre vajzat e tyre teksa shkruante: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ne të 4 përgjithmonë.” Për më tepër, Jennifer shtoi dyshimet më shumë pasi nuk po e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram.

Ndërkaq, sipas Page Six, aktori ndodhej në Oklahoma, ku po xhiron një film të ri, kur gruaja ka dorëzuar dokumentet me 18 Gusht dhe burimet thanë se ai ishte i tronditur kur mori lajmin. Madje, sipas burimeve, Flavin ka qenë vazhdimisht në xhirime.

“Ajo po e vizitonte atë në Oklahoma City, ku ai po xhironte. Dukej sikur gjithçka ishte e mrekullueshme. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, tha një burim. Në kërkesën e saj për divorc, Flavin pohoi se burri i saj “është angazhuar në shpërndarjen dhe humbjen e qëllimshme të aseteve martesore” dhe kërkoi që Stallone të ndalohet të shesë ose transferojë ndonjë pasuri gjatë procedurave të divorcit.

Por një burim i njohur me rastin tha: “Është kaq qesharake, nuk e kam idenë pse avokatët e Jennifer e vendosën këtë në kërkesën për divorc, është thjesht një gënjeshtër e pastër. Sly nuk ka shitur sa një bluzë!” Ndërkohë, TMZ raportoi se çifti u nda pas një sherri të madh për një qen.

Stallone, 76 vjeç, thuhet se donte një Rottëeiler të ri si “mbrojtje për familjen e tyre”, por Flavin thuhet se nuk donte të shtonte një kafshë tjetër. Kjo supozohet se çoi në “një argument jashtëzakonisht të nxehtë që solli çështje të tjera në martesën e tyre, megjithëse ato çështje thuhet se nuk shiheshin si gjëra që ata nuk mund t’i zgjidhnin.