Ata janë Ledio Çela, administrator i Ujsësjellës-Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa, drejtues teknik në këtë ndërmarrje dhe Ervin Karafili ,shef i shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në Krujë.
Gazetarja Glidona Daci ka raportuar se ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi sipas prokurorisë me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në Krujë, duke sjellë për pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve. Të tre këta persona, po ashtu, janë pezulluar nga detyra.
Me qindra qytetarë shkuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës me shenja helmimi javën e fundit të Tetorit. Pas analizave të kryera nga ISHP ka rezultuar se helmimi është shkaktuar nga një bakter.
“Nga analizat e para nga ISHP në një pikë të Ujësjellësin e Krujës dhe ka rezultuar se ka pasur prezencë të bakterit enterokok”, u shpreh për mediat nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku