Gjashtë nxënëse të një shkolle në “Don Bosko” në kryeqytet janë dërguar në urgjencën e Pediatrisë pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. Bëhet fjalë për shkollën jopublike të vajzave ‘Albanian Qatar Colleg’.
Ka përfunduar ekspertiza e autoriteteve pas helmimit.
Sipas burimeve të siguruara pranë grupit hetimor mësohet se shkolla ka 2 depozita gazi dhe njëra prej tyre pati rrjedhje për shkak të tejmbushjes.