Horoskopi për ditën e dielë, 2 gusht 2020

Dashi

Fytyra dhe vendet e reja do të zënë një pjesë të madhe të fundjavës suaj. Mos humbisni
shumë kohë me lamtumira, por nisni rrugën dhe shijojeni.

Demi

Ajo në të cilën besoni mund t’ju duket shumë e ndjeshme ju, por nuk rezulton e njëjtë edhe
për të tjerët. Përgatituni të përballeni me kriticizmin e njerëzve që nuk ndajnë të
njëjtat ideale me ju mbi jetën.

Binjakët

Gjithçka duket në rregull me universin për momentin dhe në 2-3 ditët e ardhshme kjo ndjesi
do të vazhdojë. Nëse jeni në lëvizje, mos nxitoni, pasi njerëzit me të cilët do të
takoheni janë gazmorë.

Gaforrja

Nëse nuk jeni i kënaqur me çfarë ju kërkohet të bëni, atëherë thjeshtë refuzojeni. Askush
nuk e ka fuqinë t’ju detyrojë të bëni diçka në një mënyrë që shkon në kundërshti me
principet tuaja.

Luani

Mos harxhoni kohë dhe energji duke argumentuar me njerëz, besimet dhe opinionet e të
cilëve janë të ndryshme nga tuajat. Ju keni aq mundësi të ndryshoni opinionet e tyre, sa
ata kanë të ndryshojnë tuajat.

Virgjëresha

Dikush që do të takoni sot ose gjatë fundjavës do të lërë mbresa të shumta tek ju, aq
shumë sa do të dëshironi me gjithë shpirt të jeni si ai/ajo. Por kjo s’mund të ndodhë,
sepse ai/ajo është unik siç je edhe ti.

Peshorja

Tepër e rëndësishme për sot është se çfarëdo të ndodhë nuk do ta merrni shumë seriozisht.
Po, sigurisht ka gjëra të rëndësishme që po ndodhin në jetën tuaj, por përfshirja më tepër
se duhet nuk do t’ju ndihmojë. Mbani një farë distance emocionalisht.

Akrepi

Irritimet e vogla nuk duhet të lejoni të bëhen irritime të mëdha, dhe mënyra më e mirë për
t’ia dalë është të qëndroni të qetë, e mundësisht edhe jashtë rrugës së njerëzve me
qëndrime negative. Nuk keni pse luani lojën e tyre.

Shigjetari

Planetet thonë se do të merrni më shumë nga jeta sot nëse do të merrni një qëndrim të
relaksuar përballë gabimeve dhe dështimeve të njerëzve. Qëndroni i qetë dhe pranoni se
gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë sipas dëshirës suaj.

Bricjapi

Pa marrë parasysh se sa kthesa të gabuara keni bërë kohët e fundit, ju ende duket se jeni
në rrugën e duhur. Pse shqetësoheni kaq shumë? Me kalimin e ditëve këtë muaj do të shikoni
se sa më pak të shqetësoheni për jetën, aq më shumë do ta shijoni.

Ujori

Gjithmonë shikoni anën e ndritshme, edhe kur rreth jush ndodhin gjëra të errëta. Fakti
është se ju shikoni vetëm një pjesë të figurës kozmike. Ka shumë gjëra që nuk i shikoni.

Peshqit

Herë pas here mund t’ju duket sikur ju nuk keni kontroll mbi ngjarjet e jetës suaj, por a
është me të vërtetë kaq keq? Mesazhi i yjeve sot është se duhet të ndjeni më pak dhe të
mendoni më shumë.