Është dërguar në gjykatë vrasësi i 31 vjeçares Anisa Shehu një ditë më parë në lagjen Dhafni, të Athinës.
Një ditë më parë 40 vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi që kishin në banesën e tyre në rrugën Lambro Kalconi, në Dhafni.
Gjatë orëve më vazhdim pritet edhe vendimi për dërgimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Ceremonia mortore e viktimës do të bëhet ditën e hënë në orën 11 në varrezat e Dhafnit në Athinë.
Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar. Ekspertët e kriminalistikës thonë se kanë të bëjnë me një krim makabër.
Autori i preu fytin viktimës në dhomën e tyre të gjumit. Mes çiftit ka patur një histori të gjatë dhune në familje dhe disa denoncime. Autoritetet greke po hetojnë edhe dy policë që nuk kanë vlerësuar siç duhet situatën që çoi deri në këtë vrasje.