I tejkaluat parashikimet/ Ilir Shaqiri reagon pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel.

Një ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse thashethemet qarkullonin prej kohësh nëpër media, ata nuk kishin pranuar asgjë.

Por së fundmi, Einxhel ndau një video përmes së cilës njoftonte pritjen e ëmbël.

Mes urimeve të shumta, një ndër personazhet që ka reaguar ishte edhe Ilir Shaqiri. Gjatë kohës që ishin në Big Brother Vip, balerini nuk kurseu thumbat duke thënë se marrëdhënia e tyre nuk ishte e vërtetë dhe se nuk do të zgjaste për shumë kohë.

Pas lajmit të pritjes së ëmbël, Iliri ka shkruar:

“I tejkaluat parashikimet, bravo ju qoftë”, duke shuar tanimë çdo dyshim se çifti jo vetëm kanë ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme, por sot janë më të lumtur se kurrë.