Plot 100 milionë lekë është shumë e grabitur në shtëpinë e kambistit në Korçë.
Kjo është shumë e pretenduar nga familja e Shefqet Muços, që ra pre e grabitjes.
Një prej autorëve u kap në flagrancë teksa përleshej fizikisht me kambistin, kurse një tjetër është shoqëruar, edhe ai i dyshuar si autor.
Ndërsa dy grabitës të tjerë arritën të largohen pas ngjarjes me sasinë e parave duke përdorur një automjet.
Grabitja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë, ku 4 persona të maskuar u futën në banesën e kambistit Shefqet Muço.
Autorët arritën që të merrnin shumën e parave, duke u përleshur edhe me të zotët e shtëpisë.
Njëri prej tyre u kap pasi Muço e kishte bllokuar në shtëpinë e tij, ndërsa të tjerët u arratisën.