Walter Riçiardi, zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bën parashikime të zymta në lidhje me efektet që do të ketë pandemia në botë, ndërsa thekson se do na duhet ende kohë për ta vënë atë plotësisht nën kontroll, raporton abcnews.al.

Në një intervistë për greken “Zougla“, Riçiardi shprehet se njerëzimit do t’i duhet ende kohë për ta mposhtur plotësisht pandeminë. Por, edhe kur kjo të ndodhë sipas tij, botës do t’i duhet ende kohë që të rekuperojë dëmet e pësuara.

Do të na duhet edhe një vit e gjysmë për të marrë plotësisht nën kontroll pandeminë. Por, në fund të saj, njerëzimi do të jetë i dërrmuar, sikur të ketë kaluar një luftë. Do të jetë një situatë dramatike në shumë aspekte, përfshi atë social dhe ekonomik“, shprehet ai duke shtuar se jemi ende në fillim të gjithçkaje sa i përket pandemisë.

By kristal